Ora News – Banorët e fshatit Mallunxë protestë për ujin e pijshëm
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditët e nxehta të verës nevoja për ujë të pijshëm bëhet emergjente, ndaj edhe banorët e fshatit Mallunxë në njësinë administrative të Matit u mblodhën pranë kanalit të Klosit, duke kërkuar furnizim me ujë të pijshëm që u mungon prej vitesh.
Thatësira që ka pushtuar zonën ka detyruar banorët të kërkojnë ndërhyrjen e pushtetit lokal, pasi mungon jo vetëm uji në rubineta, një fakt me të cilin banorët janë mësuar, por edhe uji për vaditjen e tokave. Banorët ndjehen të braktisur dhe të fyer nga politikanët që sipas tyre, sjellin ujë tre ditë para zgjedhjeve dhe më pas shkëpusin.
Banor: ?Duam ujë për të vaditur frutat dhe perimet. Asnjë njeri nuk është interesuar, vijnë vetëm 3 ditë para zgjedhjeve. Vitin e kaluar janë bërë investime ndërsa tani që është muaji korrik nuk ka ujë.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-fshatit-mallunxe-proteste-per-ujin-e-pijshem/
Recommended