Sikur të mos mjaftonte thatësira, një tjetër problem me të cilin po përballet kompania e shpërndarjes së energjisë është dhe çmimi i lartë i energjisë në treg.
E detyruar që të kryejë importe, pasi KESH nuk arrin dot që të plotësojë as 1/3 e nevojave për furnizimin me energji të vendit, OSHEE ka zhvilluar një tjetër tender për blerjen e energjisë elektrike, që do t?i kushtojë buxhetit të saj 7.1 milion euro.
Shtesa që kërkohet vetëm për datat 7-31 korrik është 105 mijë megavat orë.
Zyrtarët e OSHEE-së janë detyruar që të zhvillojnë një tender me tre raunde dhe të hyjnë në negociata me kompanitë për të ulur vlerën që ato kanë ofruar, por sërish çmimi është më i larti për këtë vit për energjinë e blerë nga OSHEE.
Nga 6 kompani të përzgjedhura, 1 megavat orë energji elektrike do t?i kushtojë OSHEE-së 68 euro, ndërsa në mars dhe maj e njëjta sasi varionte mes 30 dhe 40 euro për megavat orë.
Një luftë akuzash ka nisur mes institucioneve shtetërore, ku ministria e Energjisë dhe KESH ia ua hedhin fajin ministrave teknikë të emëruar nga Partia Demokratike që nuk kanë firmosur vendimin i cili do t?i lejonte KESH-it të kryente importe, ndërsa ish administratori teknik i OSHEE-së, Haki Mustafa, nuk pranoi të blinte energji deri në ditët e fundit të qershorit.
Vetëm në një muaj, institucioneve publike do t?u kushtojnë importet 24 milion euro, por ende nuk dihet se sa do të jetë kjo faturë deri në fund të shtatorit, muaj që po ashtu parashikohet të mos ketë reshje.
Be the first to comment