Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
TIRANE-Mbi 760 mijë shqiptarë votuan për të lënë në opozitë jo vetëm Partinë Demokratike, por edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në këtë kuadër, duke njohur rezultatin, krerët e LSI deklaruan zyrtarisht daljen në opozitë. Por, pavarësisht verdiktit të qytetarëve shqiptarë, deklaratave dhe një precedenti të krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të 2013, ministrat dhe sidomos drejtorët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, vijojnë që të firmosin tendera.

Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Transporteve kanë publikuar dy tendera, për ?Hartim Studimi 'Identifikimi i burimeve të ndotjes në lumenjtë kryesorë të vendit dhe forcimi i kontrolli? dhe për ?Studim fisibiliteti për Aeroportin e Jugut?, por nuk kanë përcaktuar datë për zhvillimin e tyre. Tenderi për ?Hartim Studimi 'Identifikimi i burimeve të ndotjes në lumenjtë kryesorë të vendit? është shpallur që në datën 7 shkurt, por nuk ka një afat për konkretizimin e tij.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended