Durrësi është tronditur mëngjesin e sotëm nga një krim i rëndë në familje, ku djali ka vrarë me armë babain dhe nënën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Nikaj, në fshatin Xhafzotaj. Burrë e grua, Ali e Jenie Nika janë gjetur të vdekur në derën e shtëpisë. Policia e mbërritur në vendngjarje ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë, Leo Nika.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tragjedi-ne-familje-djali-vret-babain-dhe-nenen-ne-xhafzotaj/