Vetëm një ditë pasi KQZ deklaroi të mbyllur procesin zgjedhor sëbashku me razultatin, ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer heshtjen, duke folur për herë të parë për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhje. Në një shkrim të gjatë në fb, Berisha thotë se droga, krimi, pjesemarrja e administrates ne kundershtim me ligjin, pabarazia e madhe ne media ndikuan qartesisht ne rezultat dhe bene qe keto zgjedhje te mos jene te lira dhe te ndershme ashtu siç i meritonin shqiptaret. Por përkundër kësaj, thotë Berisha, së pari arsyet duhen kërkuar tek PD. Duke ndarë qëndrimin se përgjegjësi kryesor për humbjen e zgjedhjeve është kryetari Basha por jo i vetmi, lideri historik i PD-së thotë se rruga e ringritjes nuk eshte kurre e lehte, ajo kalon permes bashkimit dhe jo permes perçarjes as dhe perjashtimit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-flet-per-humbjen-e-pd-dhe-shkarkimin-e-bashes/