LSI i përgjigjet Ruçit për shkarkimin e Metës
  • 7 years ago
Këtij paralajmërimi të Gramoz Rucit, LSI i është përgjigjur pa vonesë. Nënkryetari Luan Rama përforcoi deklaratën e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta se nuk do të ketë dekret për asnjë qeveri që del me vota të vjedhura.

Paralajmërimi i Ruçit erdhi pasi Ilir Meta, duke folur si President i ardhshëm, në një konferencë për shtyp në selinë e LSI, tha se s?do të dekretonte asnjë kryeministër nëse cënohej edhe një votë e vetme, teksa foli për një skenar të dy partive të mëdha për vjedhjen e votave dhe e akuzoi Taks Forcën e drejtuar nga zëvendëskryeministrja se po vepron si gestapo.

LSI lëshoi të tjera akuza për spastrim të administratës nga njerëzit e saj. Luan Rama tha se janë larguar njerëz që morën pjesë në mitingun e të enjtes në Tiranë, ndërsa përshëndeti ministrin e brendshëm teknik për garantimin e tubimit.

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi se ata që nuk do të respektojnë standardet e zgjedhjeve do të mbajnë përgjegjësi.

Tv Klan
Recommended