Report TV - KQZ: KQZ: Situatë alarmante 62 KZAZ nuk kanë emëruar komisionarë

  • 7 years ago
KQZ, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka shprehur shqetësimin e saj për mos emërimin e komisionerëve për qendrat e votimit.
Sipas KQZ-së kjo është një situatë e patolerueshme sepse ndodhemi vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve, dhe se kjo rrezikon trajnimin e komisionmerëve nga ana e KQZ-së, gjë që do të ndikoj në mënyrë të drejtëpërdrejtë në administrimin e procesit zgjedhor.

Deklaratë e plotë KQZ-së

Jemi vetëm 10 ditë para datës së zgjedhjeve dhe ndodhemi në një situatë absurde dhe të patolerueshme, komisionerët e qendrave të votimit ende nuk janë emëruar dhe partitë politike që kanë detyrimin ligjor ti depozitojnë propozimet për anëtarë të KQV-ve, vijojnë të tregojnë neglizhencë dhe të mos respektojnë ligjin.

Recommended