Katër vite pas zgjedhjeve të 2013, një përqindje e konsiderueshme e votuesve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe PBDNJ, ndryshojnë preferencën politike. Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në datën 13 Qershor 2017, 25.9 për qind e votuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, 25.5 për qind e votuesve të PBDNJ dhe 8.7 për qind e votuesve të PD, do të votonin Partinë Socialiste.
Ky është rezultati i sondazhit të dytë për zgjedhjet parlamentare, realizuar nga instituti prestigjioz italian 'Piepoli' dhe i prezantuar në Report TV.
Be the first to comment