Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Socialistët e Mirditës kanë festuar 26-vjetorin e themelimit të kësaj force politike. Aktiviteti festiv i organizuar në qytetin e Rrëshenit mblodhi së bashku themelues dhe anëtare të kësaj partie politike, ndërsa e pranishme ishte dhe drejtuesja politike në qarkun e Lezhës Lindita Nikolla.

Në fjalën e saj, Nikolla tha se kjo ditë duhet të na shërbeje për të bashkuar edhe më shumë forcat për të pasur një fitore të thelle në zgjedhjet e 25-qershorit.

Festa e socialistëve në Mirditë ka vijuar për orë të tëra mes këngëve dhe valleve, duke dhënë në këtë mënyrë mesazhin e bashkimit për një rezultat pozitiv në këto zgjedhje.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended