Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7/9/2017
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorët e qytetit të Lezhës, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kandidatët e LSI-së për qarkun e Lezhës, zëvendëskryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, qytetarë, simpatizantë, etj.

Duke folur përpara qytetarëve të Lezhës, Kryemadhi u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë në zgjedhjet parlamentare pasi është e vetmja forcë politike që i ofron një shans të gjithëve.

?Ne sot kemi një mision, me votën tonë duke i dhënë LSI-së forcë e parë, drejtimin e qeverisë, sepse me drejtimin e ri ne do të kemi shansin për të qenë evropian të vërtet.

Category

📺
TV

Recommended