Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Një ngjarje aspak e këndeshme ka ndodhur për median teksa raportonin nga Drejtoria e Policisë së Tiranës për shoqërimin e të dyshuarit si vrasës së kryekomisarit Artan Cuku.

Teksa makinat e televizioneve ishin në transmetim direkt në atë vend ku prej vitesh raportojnë, një efektiv i policisë rrugore është afruar dhe i ka gjobitur me 1 mijë lekë, mes tyre edhe makinën e Report Tv.

Ky gjest aspak bashkëpunues dhe presioni mbi median, nuk i ndali gazetarët të vijonin raportimin direkt.

Pas interesimit për këtë veprim aspak të zakontë, nga ana e Policisë është pohuar se gjoba është vendosur me urdhër nga lart, duke nënkuptuar drejtuesit.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended