Kur sheh Tiranën me apartamente, ku ballkonet ndryshojnë paq nga njëri tjetri, me shtesa të çuditshme, dyqane e garazhe pa fund, tesha të varura jashtë ballkonit pa asnjë lloj etike, ose ngrehina që shndërrohen nga një objekt në tjetrin, kupton se një vepër arti nuk do ta përfshinte dot kurrë brenda vetes kaosin urban.
Ndoshta ky ka qenë mendimi fillestar i piktores Ledia Kostandini, e cila ka krijuar dhjetëra perfomanca për ndërgjegjësimin e banorëve kundrejt raporteve me mjedisin dhe arkitekturën. Tek e fundit ajo vendos të bëjë një libër, ?Zing City?. Është titulli i një zhanri të munguar të librit në Shqipëri, për t?u ngjyrosur nga të rriturit.