• 9 years ago
Fitoren e gjyqit ndaj Presidenti të Republikës, Bujar Nishani, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi si fitore të fëmijëve. Gjithashtu i kujtoi presidentit se ky vendim është një mbyllje me turp e karrierës politike të Nishanit.

Në takimin me banorët e njësisë numër 9 në Tiranë, Veliaj iu kërkoi qytetarëvee të bëjnë dallimin mes punës dhe gjumit, apo mes atij që i la borxhe qytetit dhe atyre që i shlyejnë ato.

Duke iu referuar pikërisht sloganit të turit ?Tirana- 2 vjet zgjuar? ai theksoi se qyteti falë punës së përditshme ka mundur të gjejë ritmin e vet dhe të ndryshojë çdo ditë e më shumë. Ai u shpreh se të gjitha investimet që ka kryer bashkia në Tiranë, kanë sjellë jo vetëm një përmirësim të jetës së qytetarëve, por edhe rritje të vlerës së pronës.

Category

📺
TV

Recommended