Report TV - Basha sulmon LSI nga Pogradeci: Votat për LSI janë vota në gjol

  • 7 years ago
Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar sot takimet elektorale në qytetin e Pogradecit.

Gjatë takimit me banorë të këtij qyteti, Basha nuk ka ndalur akuzat ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim ku u shpreh se votat për këtë forcë janë vota në gjol.

?Koha e klientelizimit politik ka marrë fund, asnjë votë, kthehuni në shtëpinë tuaj. Votat për LSI janë vota në gjol, kthehuni në shtëpinë tuaj, nuk do të ketë më Pazar. Ndëshkojeni Ramën dhe mos u jepni asnjë votë partive të tjera në 25 qershor?, u shpreh Basha.

Basha u shpreh se një vend i fuqishëm karakterizohet nga një ekonomi e fortë ndaj nënvizoi se ai do të jetë kryeministri i ekonomisë.

?Ekonomia është shkatërruar Shqipëria është në mjerim, Rama është shkëputur nga Shqipëria e vërtetë. Republika e Re është një tokë politikash për një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurt. Shtet të fortë pa ekonomi të fortë nuk mund të ketë. Shtetin nuk e përcakton ngjyra e uniformës së policit, por forca e ekonomisë. Do të jem kryeministri i ekonomisë, do punoj për zhvillimin ekonomisë. Do të filloj me uljen e taksave. Vendimi i parë ulja e TVSH?, tha Basha.

Basha vijoi akuzat e tij mbi punët e qeverisë duke u shprehur se janë vetëm fasada që nuk kanë lidhje me dhimbjen e njerëzve.

Recommended