Kapen 32 kilogramë tritol, 3 në pranga

  • 7 years ago
Ky është momenti kur efektivët e policisë së Tiranës prangosin 3 persona, të cilëve iu gjetën 32 kilogramë tritol. Të arrestuarit janë Kel Ndreca, 52 - vjeç, Gjon Ndreca, 27 - vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe Ndue Kola, 38 - vjeç, ky i fundit banues në Fan të Mirditës.

Burime zyrtare sqarojnë se në segmentin rrugorë Fushë Krujë - Kamëz, autoritetet konstatuan Ndue Kolën i cili po qëndronte në mënyrë të dyshimtë dhe pak çaste më pas iu afrua një makinë ?Mercedes Benz?, me dy persona të tjerë.

Mjeti drejtohej nga Kel Ndreca, i cili shoqërohej nga Gjon Ndreca. Pasi biseduan me Ndue Kolën, i cili qëndronte në anë të rrugës, ata zbritën nga automjeti dhe të tre sëbashku iu afruan bagazhit të automjetit, nga ku nxorën një qese plastike dhe më pas u futën një lokal aty pranë.

Pikërisht në këtë moment policia ka ndërhyrë, duke arrestuar të 3 personat në fjalë. Atyre iu gjetën 32 kilogramë tritol, që u sekuestrua./tvklan.al

Recommended