Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Ata që kanë një biçikletë do të jenë të kënaqur të marrin vesh se në rrugët e kryeqytetit do të ketë një hajdut më pak të tyre. I dënuar më parë për vjedhje, 21 - vjeçari Drilon Lila ka përfunduar të martën në prangat e specialistëve të Komisariatit Nr 2.

Autoritetet kanë arritur të dokumentojnë gjithashtu me prova ligjore se 21 - vjeçari është autor i vjedhjeve të 10 biçikletave, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në videon më lart, të shpërndarë policia, shihet edhe sesi vepronte Lika për të vjedhur biçikletat, në zona të mbushura me njerëz.

Policia sqaron se Lila e ka pranuar kryerjen e këtyre vjedhjeve, ndërsa policia i ka gjetur atij 3 biçikleta që dyshohet të jenë gjithashtu të vjedhura.

Aktualisht, grupi hetimor vijon edhe punën për të dokumentuar edhe disa vjedhje të tjera biçikletash, që dyshohet se janë kryer gjithashtu nga 21 - vjeçari Lika./tvklan.al

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended