TIRANE-Lëndimi i simpatizantëve të PD-së pas mitingut të mbajtur ditën e shtunë, ka bërë që Specialistët për krimet ndaj jetës të mbështetur nga Prokuroria dhe Garda e Republikës të nisin hetimet lidhur me këtë ngjarje.
Prokuroria ka sekuestruar 2 nga 12 ndriçuesit model ?Skaf? dhe 1 kuti që shërben për ndezjen e llampave e cila në gjuhën teknike quhet (Balaster), të cilët ishin të vendosur në 4 platforma. Sekuestrimi është bërë për të bërë ekzaminimin e tyre pasi dyshohet se janë shkaktarët e lëndimit të militantëve të PD-së.
Ndricuesit me emërtimin në gjuhën teknike ?Skaf?, model Philips janë me voltazh 380 V dhe fuqi 2000 wat me kabëll me gjatësi 9 metra.
Policia ka referuar çështjen në prokurori sipas nenit 201 të kodit penal, referuar ndotjes së ajrit.
Ditën e djeshme në vendngjarje mbërritën edhe kimistët e ushtrisë, të cilët, në bashkëpunim me ekspertët kriminalistë, u përpoqën të mblidhnin prova.
Por, gjatë këqyrjes së bulevardit dhe trotuareve pranë Kryeministrisë, ekspertët nuk gjetën asnjë provë të dyshimtë, pasi skena e krimit nuk u ngrit menjëherë pas mitingut nga policia, por ditën tjetër në 7 të mëngjesit.