Report TV - "Eco Fashion show", veshje e aksesorë me materiale të ricikluara
  • 7 years ago
Nxënës të shkollave të ndryshme, artistë, studentë e sipërmarrës ekologjikë, treguan sot përmes një sfilate sesi dashuria për natyrën dhe kreativiteti mund t?i transformojë mbetjet në Art.

Cd të vjetra, gota plastike, gazeta, e materiale që më shumti përfundojnë në kosh u shfaqën në sfilatën e ?Eco Fashion Show? në formën e fustaneve, kapeleve, kostumeve etj. Kureshtarë e dashamirës të artit dhe mjedisit, pritën orën 18:00, derisa tek ??Reja?? u shfaqën veshjet dhe aksesorët me materiale të ricikluara.

Rajmonda Zajmi, themeluesja e Eco Alternative Arts, entuziaste për pjesëmarrjen në rritje nga viti në vit tha se këtë herë përfshirja e studentëve të modës dhe tekstilit ishte një arritje.

Modelet e ?Eco Fashion Show?, teksa prisnin në radhë për të treguar kostumet e punuara me dashuri, ndanë me të pranishmit mesazhe të rëndësishme. Në aktivitet nuk munguan as të huajt, që ashtu si Auxane, e cila vjen nga Franca.
Recommended