Samiti i liderëve të NATO-s - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Liderët e vendeve anëtare dhe partnere te NATO-s janë mbledhur kete te enjte ne Bruksel per samitin e Aleancës, i cili ka ne qendër te diskutimeve dy çështje kryesore: përfshirje e NATO-s ne luftën kundër ISIS dhe ndarjen e përgjegjësive mes anëtareve persa i përket kuotave te financimit. Përpara nisjes se samitit, sekretari i përgjithshëm Stolberg theksoi se liderët do te nënshkruajnë nje marrëveshje per përfshirjen e NATO-s ne luften kunder shtetit islamik, edhe pse saktësoi se Aleanca nuk do te ketë nje rol luftarak.?Sot biem dakord per nje plan veprimi per te shtuar përpjekjet e NATO-s ne luften kundër terrorizmit. Ne kete plan veprimi ka disa elemente. Njeri prej tyre është bashkimi ne koalicionin global qe lufton ISIS. Ky do te jete nje mesazh i forte politik, nje mesazh i forte bashkimi ne luften kundër terrorizmit, por gjithashtu nje baze per koordinim me te mire praktik ne përpjekjet e NATO-s dhe pjeses tjeter te koalicionit.?

Recommended