Report TV - Qendra tregtare Ring feston 2 vjetorin për 3 ditë aktivitete dhe ulje deri 70%

  • 7 years ago
Qendra tregtare Ring feston këtë fundjavë 2 vjetorin e saj. Mes aktiviteteve, surprizave dhe performancave muzikore, ?Ring? do të presë fëmijë dhe të rritur në datat 19, 20, 21 maj.

Antonela Çollaku, menaxhere marketingu në ?Ring?, shprehet se për festën e 2 vjetorit, dyqanet e markave ndërkombëtare do të ofrojnë dhurata të ndryshme dhe ulje deri në 70%.

?Këtë fundjave ?Ring? organizon dy vjetorin e tij, do të jenë tre ditë të mbushura me aktivitete, argëtim, dhurata dhe surpriza. Përkatësisht në data 19, 20, 21 maj ju ftojmë të gjithëve të vini në ?Ring? e të shijoni aktivitetet sociale të organizuara me rastin e dy vjetorit si dhe të përfitoni nga uljet që kanë rezervuar dyqanet?, shprehet Antonela Çollaku, menaxhere marketingu në ?Ring?.

Çollaku thekson se qendra tregtare Ring ka bërë diferencën përmes shërbimeve cilësore dhe markave ekskluzive në treg.

Recommended