Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
TIRANE-Plot 16 orë pas shtrëngimit të duarve, selitë e partive kanë zbardhur të plotë marrëveshjen Rama-Basha, duke i dhënë fund dilemave për datën e zgjedhjeve.

Palët kanë rënë dakort që 25 Qershori të jetë data e zgjedhjeve parlamentare dhe në të njëjtën ditë të votohet dhe për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë.

Por jo vetëm kaq, lëshime janë bërë dhe në poste ministrash e drejtorish të rëndësishme, Janë 6 ministra teknikë dhe nje zv.Kryeministër teknik që do të vijnë në prag të zgjedhjeve parlamentare bashke me 5 drejtori te rendesishme ndërsa edhe kryetari i KQZ dhe Avokati i Popullit i kalojnë sipas marrëveshjes, opozitës.

Vettingu do të votohet nga opozita në seancën plenare që do të dekretohen edhe ministrat në qeveri.

Përsa i përket votimit elektronik ai do të aplikohet për zgjedhjet e ardhshme në 2021.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended