Ilir Lelo i arrestuar në Dhjetor të vitit të kaluar për grabitjen e një kazinoje në Tiranë pranë ?Zogut të Zi? është dërguar në gjyq. Mbi 46 -vjeçarin rëndojnë akuzat e vjedhjes me dhunë dhe armëmbajtjes pa leje.
Sipas hetimit të kryer Lelo ka qenë duke luajtuar dhe ka humbur paratë që kishte. Menjëherë ka shkuar tek kasieri i kazinosë ku ka thyer edhe 500 euro. Pasi i ka humbur dhe ato ka shkuar përsëri tek kasieri duke i thënë se donte të thyente përsëri euro por nuk kishte dëshirë që ta shihnin klientët e tjerë. Por punonjësi nuk e ka lejuar këtë dhe Lelo ka nxjerrë pistoletë duke i thënë që ti jepte paratë ose ndyrshe do ta vriste. Pasi ka marrë 500 euro dhe 30 mijë leke ai është larguar nga aty.
Por 46 - vjeçari nuk është larguar shumë nga vendi i krimit pasi ka shkuar për të luajtur përsëri në një kazino në rrugën ?Mine Peza?. Aty ai është konfliktuar me një lojtar tjetër dhe i ka kërkuar punonjësit të sallës që ta largojë atë se ndryshe do ta vriste. Pas këtij momenti është njoftuar policia e cila ka arerstuar në flgrancë Lelon. Pistoleta është sekuestruar dhe nga raporti balistik është faktuar se ajo nuk mund të kryente qitje për shkak të një defekti.
Be the first to comment