Në 31-vjetorin e vdekjes së intelektualit dhe gazetarit të shquar Mustafa Gerblleshit , libri i tij ?Kujtime ?39-?44? është promovuar më 15 maj, në hapësirat e shkatërruara të Hotel Dajtit.
Promovimi është organizuar në ish Sallën e Pritjes së këtij hoteli me pjesëmarrjen e botueses Brikena Çabej, moderatoren dhe bashkëpunëtoren në këtë botim Anna Shkrelin dhe studiuesin e njohur Nasho Jorgaqi.
Gerblleshi në librin me kujtime sjell atmosferën e Hotel Dajtit në kohët e trazuara të Luftës së Dytë Botërore, kur në dhomën 333 rrinte Rexhep Mitrovica dhe ku bëheshin takime të grupeve të ndryshme politike dhe opozitare të kohës.
Në këtë ditë promovimi absurdi i Hotel Dajtit shfaqet me gërshetime simbolikash politike e kulturore kundërshtuese, kujtimet jehojnë në linja bardhë e zi e hijedritë minimaliste të godinës së njohur dhe burrit të pashëm Mustafa Greblleshi para një makine ballë hotelit, vepër e fotografit Simone Massoni që gjendet edhe në kopertinën e librit.
Be the first to comment