Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Spitalit të Shkodrës i shtohet reparti i reanimacionit, i cili është rindërtuar nga themelet.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektuan mjediset e reja ndërsa personeli mjekësor e vlerësoi ndyshimin rrënjësor. Manastirliu e konsideroi spitalin e Shkodrës një nga qendrat shëndetësore më të fuqizuara në vend duke u kthyer në një qendër referenciale për të gjithë veriun.

"Investimet e deritanishme e kanë kthyer spitalin e Shkodrës, pas Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, një nga qendrat shëndetësore me kapacitet më të mirëndërtuara dhe fuqizuara në vend. Reanimacioni i ri, polivalent i spitalit të Shkodrës, ka dyfishuar kapacitetet dhe me pajisje tërësisht të reja. Spitalin e Shkodrës, duke qenë se duam ta kthejmë në qendër referenciale për të gjithë veriun, kemi 3 vite e gjysmë që investojmë intensivisht në shërbime që nuk janë ofruar më parë" u shpreh Manastirliu.

Kryeministri Rama gjatë bisedës me punonjësit e spitalit nuk i kurseu batutat për kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended