Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7/6/2017
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi ne njësinë nr.10 në Tiranë ka deklaruar se zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen sipas parimit stalinist, ku populli voton dhe dy parti numërojnë.

?Këto janë zgjedhje të pazakonta për ne shqiptarët, janë të pazakonta sepse gjysma e spektrit politik sot rrezikon të mos marrë pjesë në zgjedhje. Ne mendojmë që zgjedhjet nuk bëhen thjesht dhe vetëm për partitë politike,por është një mundësi që demokracia u jep qytetarëve të shqipërisë. Iluministët e mëdhenj të kësaj bote luftuan kundër pushtetit absolut, që pushtetet të mos ishin përqëndruar në një ose disa njerëz, si këta që ne po shohim në Shqipëri.
Duhet të ketë sa më shumë njerëz që të marrin pjesë në vendimmarrje. Për shkak të konfliktit politik një pjesë e mirë e qytetarëve të Shqipërise mund të jenë të papërfaqësuar në zgjedhje?, u shpreh Shpëtim Idrizi.

Category

📺
TV

Recommended