Shkrumbohet nje nga banesat më të vjetra të Shkodrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një ndërtese dykatëshe rreth 200 vjeçare në qendër të qytetit te Shkodrës.Zjarri ra në katin e parë të godinës që shërbente si lokal dhe në një kohë të shkurtër, flakët shkrumbuan gjithçka ndodhej brenda.Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të konstruktit prej druri në pjesën e çatisë.Kalimtarët e rastit lajmëruan menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policinë.Fatmirësisht në momentin e zjarrit, ne ndërtesë nuk ka patur persona brenda, edhe për shkak se ne katin e dytë nuk banonte njeri. Por dëmet materiale janë të konsiderueshme.Policia dyshon se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet zjarrvenia e qëllimshme per të krijuar një shesh të lirë për ndërtimin e një pallati.

Recommended