Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7/6/2017
TIRANE-?Të marrësh pjesë ose të mos marrësh pjesë në garën e zgjedhjeve është vendim politik personal i çdo partie?.

Kështu u shpreh përfaqësuesi i OSBE, Peter Tejler jatë një konference për shtyp në Tiranë mbi misionin e OSBE-ODIHR në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

Mbi pyetjen e gazetarëve, ?PD po shkon drejt bojkotit të zgjedhjeve të 18 Qershorit. A do të jenë këto zgjedhje demokratike si proces pa PD?", Tejler u përgjigj se,
"Vendimi për të garuar është vendim politik dhe të gjitha partitë jane interlokutor në zgjedhje, por ne këtu jemi për të monitoruar zgjedhjet. Ne nuk mund të flasim nëse qëndrimi i opozitës është i drejtë ose jo. Misioni ynë është për të vëzhguar, dhe jo për të bërë vlerësime".

Në fjalën e tij Tejler garantoi se OSBE-ODIHR do të vëzhgojë e monitorojë procesin zgjedhor, ndërsa theksoi se misioni i tyre është i interesuar për gjithëpërfshirje.

?Ne jemi të interesuar që të ketë një gjithëpërfshirje, megjithatë do të shihet hap pas hapi, ne nuk komentojmë dot tani por do të kqyrim proçesin dhe më pas do të shohim çfarë do të ndodhë?.

Tjeler vuri në dukje se disa ditë para zgjedhjeve, në Tiranë do të vijnë vëzhgues afatshkurtër, për të monitoruar procesin zgjedhor.

Category

📺
TV

Recommended