Maqedoni, Talat Xhaferri edhe zyrtarisht në krye të kuvendit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Talat Xhaferi edhe zyrtarisht është konfirmuar në postin e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë. ?Gazeta Zyrtare? ka publikuar vendimin për zgjedhjen e tij në seancën e 27 prillit që u përshkallëzua në dhunë pas pushtimit të Kuvendit nga protestuesit e VMRO-se se Nikolla Gruevskit.Pas vendimit të bere publike fillon te llogaritet afati 10-ditor për dhënie të mandatit për formimin e Qeverisë së re pasi kryeparlamentari Xhaferi të mërkurën e kaluar njoftoi presidentin Gjorge Ivanov me formimin e shumicës së re parlamentare. Një fakt i tille është pranuar edhe nga kabineti i presidentit, qe ka saktësuar se Ivanov do te veproje konform Kushtetutës se Maqedonisë.Por tani deri, kreu i shtetit nuk ka pranuar te mandatoje për kryeministër Zoran Zaevin e LSDM-së, me arsyetimin se koalicioni i tij me partitë shqiptare, të cilat në programin e tyre kanë atë që njihet si ?Platformë e Tiranës? rrënon karakterin unitar të Maqedonisë. Ende nuk dihet se cili do te jete reagimi i presidentit, ndërsa Xhaferi ka paralajmeruar se ne mungese te mandatit nga ana e tij, nje gjë te tille mund ta beje parlamenti.

Recommended