Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqëria e paemancipuar ku gruaja mbetet e nënshtruar në familje e shoqëri si dhe pandëshkueshmëria, për psikologët janë arsyet e krimeve në familje. Krimet e përsëritura janë pasojë e mos rehabilitimit të grupeve risk që marrin dënime minimale dhe kryejnë sërish krim pasi fitojnë lirinë.
Krimet në familje, ai i Shkodrës ku 74 vjeçari vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij 45 vjeçare, dhe ai disa ditëve me parë në Kurbin ku vjehrri vrau nusen e djalit për arsye se nuk i bëri kafen, për psikologët janë dëshmi se si shteti nuk rehabiliton personat riks dhe shoqëria mbetet e paemancipuar.
Psikologia, Denata Toçe, sheh gjendjen e vështirë ekonomike, luftën për mbijetesë si shkaqet që një grua mbetet ende në tutelën e bashkëshortit të saj.
Toçe: Kemi një rezultante në fund fare që kjo shoqëri nuk ka emancipuar dhe kjo është pesimiste për ne si profesionistë që këtu kemi të bëjmë me faktorin e mungesës së rehabilitimit. Ne nuk kemi akoma një shtet që të mund të sigurojë rehabilitimin e kësaj shoqërie. Ne kemi dështuar në asistimin e shëndetshëm, në asistimin e kujdesshëm të kësaj shoqërie në aspektin e mbështetjes sociale.
Në ngjarjen e fundit, krimi është i ripërsëritur. I njejti person ka vrarë edhe gruan e tij të parë në vitin ?97 duke marrë një dënim minimal.
Pandëshkueshmëria, është një ndër shkaqet kryesore sipas psikologes që kemi bilance të tilla vitimash.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/psikologet-krimet-perseriten-sepse-mungon-rehabilitimi/
Comments