Report TV - Rama: Zgjedhjet nuk shtyhen 18 qershori rruga drejt Europës

  • 7 years ago
Nga Gjirokastra ku mori pjesë në një takim në kuadër të aktiviteteve për ditën e Evropës që është më 9 maj, kryeministri Edi Rama lëshoi një sinjal për kundërshtarin e tij politik lidhur me zgjedhjet e 18 qershorit.

Ashtu sikurse deklaroi në daljen e tij kur njoftoi për shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë, kryeministri Edi Rama pohoi se 18 qershori është dita kur shqiptarët do të tregojnë se duan të shkojnë të drejt Evropës.

Rama u shpreh se problemet në politikën e brendshme duhet të kapërcehen më qetësi.

Edhe ne sot në Shqipëri jemi në udhëkryq, duhet vullnet për drejtësi të re. Në këtë udhëkryq do të fitojë e ardhmja dhe nuk do të imponohet e shkuara.Do fitojë Evropa në zemrat dhe në vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do të fitojë kundërvënia ndaj saj nga frika dhe tmerri për drejtësi. Kjo është sfida për të cilën jemi të përkushtuar, shpresojmë dhe që kjo periudhë e brendshme politike shpresoj ta kalojmë. T?i kapërcejmë me njerëzillëk edhe problemet në politikën tonë të brendshme cilësia nuk matet me sa shumë njerëzit bien dakord por sa njerëzisht e jetojnë mosdakordësinë mes tyre. Jam i bindur që do ia dalim, më 18 qershor shqiptarët do japin një mesazh të qartë se rruga jonë është Europa?, tha Rama.

Recommended