Shqipëria me nivelin më të ulët të financimit të sektorit privat
Shqipëria ka nivelin më të ulët në rajon të financimit me kredi nga bankat të sektorit privat. Televizioni Klan ka siguruar një letër që kreu i financave Arben Ahmetaj i ka dërguar presidentit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim, ku thuhet se edhe pse mesatarja e rajonit të dhënies së kredive ndaj biznesit është 45%, Shqipëria e ka në nivelin 35%.
Shkak për këtë, sqaron letra, është niveli i lartë kredive me probleme ku mbi 50% të kredive të këqija e kanë 35 korporata të mëdha. Letra rendit si problem në adresimin e kësaj çështjeje sistemin gjyqësor.
?Ekzekutimi i kolateralit nga sistemi gjyqësor është bërë pengesë që bankat të japin kredi të re; Ato janë po ashtu të ekspozuara mjaft edhe ndaj blerjes së letrave me vlerë, apo borxhit qeveritar.?
Kreu i financave tregon edhe shqetësimin që ka qeveria shqiptare dhe Banka e Shqipërisë lidhur me nivelin e lartë të euro-izimit të sektorit bankar, ndërsa shton se për këtë çështje Shqipëria është duke punuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në muajin mars, Banka Botërore i dha Shqipërisë një kredi në vlerën e 100 milionë dollarëve, për masat që duhet të merren në stabilizimin e sektorit bankar dhe uljes së borxhit.
Tv Klan

Category
📺
TV