Ora News – Finalja e “Tirana Art Fest”, ja gjimnazet që shkëlqyen

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas një rrugëtimi të gjatë, i cili ka kaluar nëpër të gjitha gjimnazet e Tiranës, u zhvillua dje në mbrëmje edicioni i dytë i ?Tirana Arta Fest?.
E kthyer tashmë në një traditë për promovimin e talenteve të reja në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës në gjimnazet e kryeqytetit, ?Tirana Art Fest? shpalli fituesit në të gjitha zhanret dhe disiplinat si këngë, kërcim, aktrim dhe kostumografi.
Çmimi i parë në këngë shkoi për Rea Nuhun, artisti i ri më i mirë u shpall Bertila Bruka, ndërsa grupi më i mirë në këngë u shpall ai i gjimnazit ?Qemal Stafa?. Ndërsa, grupi më i mirë në kërcim u shpall ai i gjimnazit ?Ismail Qemali? dhe në Hip Hop gjimnazi ?Partizani?.
Një risi për këtë edicion ishte edhe pjesëmarrja e shkollave dhe gjimnazeve të zonave rurale, ku për herë të parë grupi më i mirë Folk u shpall ai i shkollës ?Ibrahim Hasmema?, Petrelë, ndërsa grupi më i mirë i djemve ai i shkollës ?Sadik Stavileci?, Kashar.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në edicionin e dytë të ?Tirana Art Fest? dhe theksoi se kjo është një mundësi për të gjithë të rinjtë dhe të rejat e talentuar.
?Pas disa vitesh ndërprerje, rikthimi i ?Tirana Art Fest? vjet dhe sivjet tregon që, kur një qytet do të bëjë gjëra të mira e të bukura, kur një qytet do që t?u japë një shans të rinjve, bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme, të cilat veç e veç nuk i bëjmë dot. Ndaj, jam shumë krenar për të gjithë ju, pavarësisht sa çmime morët apo sa certifikata do të çoni në shtëpi. Besoj se të rinjtë e Tiranës janë të rinjtë më idealistë, më të talentuar dhe më fantastikë që ka nxjerrë Shqipëria?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/finalja-e-tirana-art-fest-ja-gjimnazet-qe-shkelqyen/

Recommended