Ora News - BSH po monitoron - Kriza politike, Sejko: Çdo tejzgjatje do ndikonte në ekonomi

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë po mban në monitorim parametrat makro-ekonomikë për të parë ndikimet që mund të ketë kriza politike në vend.
Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko, tha se aktualisht nuk konstatohet ndonjë shmangie thelbësore, por ritheksoi se çdo tejzgjatje e kësaj krize do të rekflektonte në klimën ekonomike në vend.
Sejko: Ne normalisht do të shikojmë zhvillimet e mëtejshme por nnë parim në rast se ka zgjatje të tensionit politik natyrisht që kjo do të mund të ndikonte në nivelin e investimeve dhe iniciativave. Kryesisht në besimin për konsumatorin dhe në besimin për investimet e kryera. Nuk jemi në një moment që mund të them një shifër të saktë pasi ne po monitorojmë situatën dhe po shikojmë ndikimin që mund të ketë situata politike. Aktualisht ne nuk kemi ndryshime apo shmangie nga parametrat makro-ekonomikë që ne monitorojmë. Pra në nivelin e kreditimit, rritjes ekonomike, gjithmonë duke ju referuar shifrave të tre mujorit të parë dhe shifrave të mëpasshme, BSH konstaton se nuk ka shmangie thelbësore. Nëse do ketë një tejzgjatje të tensionit politik natyrisht që kjo do të reflektohet në klimën ekonomike, ne do ta monitorjmë dhe do të publikojmë në raportet tona.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/kriza-politike-sejko-cdo-tejzgjatje-do-ndikonte-ne-ekonomi-po-monitorojme/

Recommended