• 9 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën e të Moshuarve në qytetin e Policanit. Dy persona kanë humbur jetën, pasi dyshohet se janë asfiksuar si pasojë e një zjarri që ka rënë në dhomën e tyre, ndërkohë që bashkia e qytetit të Policanit që ka nën administrim qendrën deklaroi se ka pezulluar nga puna drejtoreshën dhe dy kujdestaret e turnit, deri në zbardhjen e plotë të hetimeve.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm, kur një telefonatë e mbërritur në organin blu të policisë së Qarkut të Beratit ka bërë me dije se në një nga dhomat e katit të katërt të godinës së të moshuarve kishin ishin gjetur pa jetë dy persona si pasojë e asfiksimit. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të policisë dhe të prokurorisë, të cilët kanë nisur tashmë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Category

📺
TV

Recommended