Report TV - Rama:Dule në drejtim të paditur ia ka marrë mendjen shejtani

  • 7 years ago
Kryeministri, Edi Rama, ka shigjetuar kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, ish aleatin e tij që tashmë ka kaluar në opozitë.

Nga Finiqi ku po shpërndante leje legalizimi për minoritarët e kësaj zonë Rama u kërkoi ndihmë atyre të bindin, Vangjel Dulen, të kthehet në ?rrugën e duhur?

?Çfarë bën Vangjeli në çadër? ?, ka pyetur Rama, ndërsa banorët u përgjigjën ?Fle gjumë?.

?Gjumë nuk fle, e kam dhe mik Dulen por ka ikur në drejtim të paditur, ia ka marrë mendjen shejtani, vetëm ju të kishës mund ta sillni në vete?, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij në Finiq Rama u shpreh se legalizimet në të shkuarën ishin të pakta dhe vetëm për bizneset, ndërsa theksoi se për 2 vite e gjysmë në atë bashki janë dhënë 300 legalizime nga 6 të tilla në 8 vjet.

Recommended