• 9 years ago
Frika nga euroizimi i ekonomisë shqiptare ka përfshirë edhe drejtues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Pier Carlo Padoan, ministër i Ekonomisë dhe Financave në Itali, dhe përgjegjës pranë FMN-së për vendin tonë, Greqinë, Maltën dhe Portugalinë shprehet në një raport se pavarësisht progresive të bëra deri tani, Shqipëria duhet të zbatojë një strategji për euroizimin e ekonomisë. ?Strategjia duhet të ndiqet në mënyrë që të mos ketë rrezik të stabiliteteti financiar, dhe që vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë në politikën monetare të jenë efektive? shprehet Padoan. Në raport theksohet se Shqipëria ka bërë progres në uljen e deficitit, rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja. Këto indikatorë thotë Padoan, do të sjellin një rritje të qëndrueshme në gjysmën e parë të 2017-ës. Por të gjitha këto do të varen nga angazhimi i autoriteteve për vazhduar axhendën e reformave. Pak ditë më parë Ministria e Financave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipërisë nënshkruan një memorandum për të ulur përdorimin e euros nga institucionet shqiptare.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended