• 9 years ago
?Ndal Policia!? Por trafikanti nuk ndali, ndaj efektivët e ndoqën në cdo cep lagje e rrugicë derisa e mbërthyen të riun 27-vjecar.

Është ky një moment nga operacioni i kryer dje nga oficerët e policisë së Tiranës ndaj 5 trafikantëve të drogës, të cilët po shkëmbenin 1 kg heroinë ditën e djeshme pas ish-Ekspozitës, "Shqipëria Sot'.

4 prej 5 autorëve nisën menjëherë të vrapojnë për t'i shpëtuar arrestimit, por Policët, të veshur civilë, kishin bllokuar të gjitha pikat kyçe të rrugicave, duke mundur arrestimin e tyre.

Në 3 raste Policia ka përdorur forcën për të arrestuar trafikantët, ku sipas dëshmive janë shtrirë në tokë, për shkak se kishin një rrezikshmëri të lartë.

Në një moment ka qenë Fatjon Bahiti i cili është përpjekur të largohet nëpërmjet një tuneli që të nxjerrë në rrugën ?Myslim Shyri?, por të shtënat e Policisë e kanë trembur, duke bërë që të dorëzohet.

Category

📺
TV

Recommended