Report TV - Ekskluzive-Tiranë, policia përplaset me trafikantët e drogës

  • 7 years ago
TIRANË-Një aksion i Policisë për arrestimin e disa trafikantëve në Rrugën 'Myslim Shyri' ka sjellë arrestimin e 5 personave.

Të arrestuarit janë Fatjon Bahiti 27 vjeç banues në Elbasan, Abdyl Musagaj 49 vjeç banues në Elbasan, Tomorr Shqezi 53 vjeç banues në Tiranë, Ervin Myftiu 39 vjeç banues në Tiranë dhe Nikolin Merko 45 vjeç banues në Tiranë, ndërsa u sekuestrua 1.24 kg heroinë.

Ndërsa nga kontrolli i marketit në pronësi të Nikolin Merkos janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se në momentin që oficerët të veshur civil kanë rrethuar zonën dhe u kanë thënë ?Ndal? trafikantëve, këta të fundit kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre.

Të shtënat me armë nga ana e trafikantëve ka bërë që Policia të qëlloj në ajër. Menjëherë njëri prej të arrestuar ka tentuar të arratiset me një makinë tip Benz, duke ecur mbrapsht në një rrugicë që ishte në kundravajtje.

Por në momentin që ata kanë ecur mbrapsht makina ka bërë aksident, duke dëmtuar disa mjete të tjera. Report Tv sjell pamjet nga momentet kur trafikantet kanë përplasur makinat në arrati e sipër.

Recommended