Zbulohet një tjetër laborator droge në Fier - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër laborator droge zbulohet këtë herë në një shtëpi banimi 3­kateshe në lagjen ?Kastriot? të Fierit. Dy kate ishin shndërruar në laborator të kultivimit të kanabisit. Ai u gjet gjatë operacionit te koduar me emrin ?Llampa?. Në gjashtë dhoma me një sipërfaqe prej 220 metra katror, rriteshin nëpërmjet llambave bimët e kanabisit. Policia thotë se u gjendën në vazo rreth 2800 fidanë, me lartësi nga 30 deri 80 cm. Brenda laboratorit u arrestuan në flagrancë 8 persona, 6 burra e 2 gra. Godina është në pronësi të një biznesmeni, i cili e kishte lënë atë me qira. Policia e Fierit sqaroi se faturat e larta të energjisë elektrike, krijuan fillimisht dyshimin për praninë e një laboratori të mundshëm në lagjen ?Kastriot?. 300 mije leke ne muaj ishte fatura e energjisë qe harxhohej për aktivitetin kriminal. Policia arrestoi gjithashtu 2 punonjësit e OSHEE Alesio Hajderaj dhe Ylli Kostandini, ndërsa është shpallur në kërkim personi me inicialet E.F, që e posedonte laboratorin. Pas laboratorit të Skraparit dhe atij të Shkozës në Tiranë, ky i Fierit është i treti i sofistikuar që zbulohet në harkun kohor të një jave. Gjatë 20 ditëve ne të gjithë vendin, policia ka sekuestruar rreth 25 ton kanabis.

Recommended