Rama dhe Meta fton PPE të bindë Bashën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me vullnetin për të gjetur zgjidhje për situatën, Rama dhe Meta vendosën të diskutonin këtë të shtunë më gjatë se zakonisht. I pari që mbërriti në takim ishte Ilir Meta. Me dosje në dorë, ai risolli në vëmendje marrëveshjen e 4 viteve më parë mes dy partive, që lidhet me paprekshmërinë e votës. Në takimin që zgjati për 1 orë e gjysmë, Rama e Meta diskutuan mbi nevojën e dialogut politik me opozitën, me qëllim kapërcimin e krizës politike. Kryeministri nuk preferoi të fliste për mediat. Pak minuta më vonë, Meta tregoi se në takim ishte rënë dakord për nevojën e dialogut me opozitën. Për ndihmë, do t?i drejtohen grupimit politik të të djathtëve evropianë, pjesë e të cilit është edhe PD. Dy aleatët, ranë dakord që të djegin votimin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Qëllimi është zgjedhja e një Presidenti sa më konsenusal. Kreu i LSI-së, tha se është i gatshëm të takohet me kreun e opozitës Basha. I pyetur nga mediat mbi vijimin e koalicionit PS-LSI, Meta e anashkaloi. Ai përsëriti qëndrimin për dialog me opozitën, për kalimin nga kriza politike. Qëllimi i takimit ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmërinë e votës së shqiptarëve si modeli i bashkëjetesës në një shoqëri europiane. Ka qenë angazhimi ynë kur ishim në opozitë, dhe marrëveshja jonë në 2013. Me këte rast jemi gati për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj. Se dyti. Kemi vendosur të nisim procedurat kushtetuese per zgjedhjen e presidentit të ri por pa paraqitur asnjë emër pa nisur asnjë procedurë pa arritur konsensus edhe për presudentin, ndonëse ne i kemi 90 vota në parlament Së treti, duke e kuptuar vështirësine e opozitës për të patur besim, dhe kjo është arsyeja pse dialogu ende nuk ka nisur, vendosëm që t?i drejtoihemi zyrtarisht Partisë Popullore Europiane, ku PD është anëtare, që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog në menyrë që ky ndgerç të marrë fund sa më parë, që të kemi zgjedhje të qeta dhe të mos ngecin reformat. Dua të theksoj rolin që PPE ka luajtur përgjatë gjithë kësaj periudhe në mbështetje të integrimit europian, pavarësisht se kush ka qënë në pushtet. Që sot do t?i drejtohemi presidentit të PPE, zotit Doll dhe komisionerit Hahn . Në mënyrë që dialogu të nisë sa më shpejt që të kemi një klimë tjetër jo si kjo e sotmja. Sa i rëndësishëm është bashkepunimi dhe toleranca? Në këto kushte toleranca është vendimtare. Me zotin Basha gati në çdo rast që ai do, por kam përshtypjen se zoti Basha është në një situatë mosbesimi ndaj mendoj që një angazhim zyrtar i PPE do të ishte rruga më e mirë për të filluar sa me shpejt dialogu Koalicioni nuk është çështja më e rëndësishme, të punojmë sa më parë.

Recommended