Koreja e Veriut: Jemi të përgatitur për çdo sulm bërthamor - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koreja e Veriut i ka bërë një tjetër paralajmërim Shteteve të Bashkuara, që të mos ndërmarrin veprime provokuese, pasi është e gatshme të kundërpërgjigjet me sulme bërthamore. Kërcënimi erdhi ndërsa vendi shënoi 105 vjetorin e lindjes së themeluesit të kombit, Kim Il Sung. Shteti komunist tregoi forcën përmes një parade ushtarake të mbajtur të shtunën në Phenian, ndërsa prej disa ditësh flitet për një test të ri bërthamor. Mes mjeteve ushtarake u shfaqën edhe raketa të reja ndërkontinentale dhe një lloj i ri rakete, që lëshohet nga nëndetëset dhe me një rreze veprimi më shumë se 1 mijë km. Parada u zhvillua ndërsa një grup luftanijesh amerikane i janë drejtuar Gadishullit Korean. Televizioni shtetëror shfaqi liderin Kim Jong Un, që zuri vend në podium duke përshëndetur njerëzit dhe duke buzëqeshur. Zyrtari i dytë më i pushtetshëm i vendit, Choe Ryong Hae deklaroi se Pheniani ëshë i përgatitur ndaj cdo sulmi bërthamor. Pavarësisht kësaj situate, zyrtarë amerikanë kanë deklaruar për Agjencinë Associated Press se administrata e presidentit Trump është më tepër e fokusuar në rritjen e presionit ndaj Koresë së Veriut me ndihmën e Kinës, sesa tek përdorimi i forcës ushtarake. Deri tani Pheniani ka kryer pese teste bërthamore. Ekspertët besojnë se vendi është duke punuar për raketa që mund të arrijnë deri në territorin e SHBA-së, por për disa analistë shfaqja e një rakete në paradë nuk do të thotë se ajo është gati për t?u përdorur.

Recommended