Ora News - "Ekopolitikë" - Dy manekinë në vend të Haritos dhe Salës për të diskutuar dixhitalizimin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ekopolitikë? në RTV Ora News i gazetares Aurora Sulçe kishte në fokus të emisionit të mbrëmjes së sotme temën e dixhitalizimit të medias.
Gazetarja Sulçe kishte parashikuar që mes panelit të të ftuarve të kishte dy drejtuesit e institucioneve kryesore që drejtojnë këtë proçes, kreun e AMA-s Gentian Sala dhe Ministren e Inovacinit Milena Harito.
Në mungesë të tyre, Sulçe i zevëndësoi me dy manekinë.
Sulçe: Për të diskutuar lidhur me këto shqetësime që kanë operatorët e tregut sot por të informuar dhe publikun ne vendosëm të zhvillonim një debat në ?Ekopolitikë?.
Padyshim që ju bëmë ftesë institucioneve, të paktën dy prej tyre që janë më të përfshira në këtë proçes dhe bëjnë dhe orientimin e tyre, AMA-n dhe Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike.
I kemi pasur në kontakt deri vonë duke kërkuar praninë e tyre në studio.
Ministria fillimisht premtoi praninë në studio dhe më pas nuk pranoi të vinte. Ne i kemi zëvendësuar sonte përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve të rëndësishme me dy manekinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-manekine-ne-vend-te-haritos-dhe-sales-per-te-diskutuar-dixhitalizimin/

Recommended