Televizioni i lajmeve Report TV i drejtuar nga gazetari Carlo Bollino po përball për mrekulli sfidën e audiencës dhe konkurrencën e fortë mediatike në vend.
Edhe pse ndër televizionet më të reja informative, me dinamizëm dhe profesionalitet ka siguruar prej kohësh vendin mes 4 televizioneve më të ndjekura në Shqipëri në rangë kombëtar, duke fituar zemrën e teleshikuesve tradicionalë.
Në foto mund të shihni lehtësisht mbarëvajtjen e shikueshmërisë së Report TV, i cili mbrëmë, gjatë emisionit "5 pyetje nga Babaramo" me kryeministrin Rama në studio, sipas kompanisë së matjes Abacus, u rendit i pari në audiencë.
Sipas Abacus, kulmin e shikueshmërisë e arriti në brezin kohor 22:00-22:30, kur u rendit i pari Report TV me 18.62 %, i dyti Top Channel me 17.93 %, i treti TV Klan me 13.79 % i katërt Vizion Plus me 11.03 % dhe i pesti News 24 me 4.83 %. Gjithë televizionet informative të tjera ishin shumë më poshtë.
Suksesi në audiencë i Report TV është i konfirmuar edhe nga kompania e matjeve Telemetrix në orare të tjera të ditës.
Comments