Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Edhe pse u duk shumë i mundshëm një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, 2 ditët e fundit kjo mundësi për dialog ka shkuar në pikën fillestare. Këtë e tregojnë dhe deklaratat e kryeministrit, i cili me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qytetin e Shkodrës e bën përgjegjëse opozitën për bllokimin e vetting-ut arsye që sipas tij i ka bërë demokratet të ngujohen në çadër.

Arsyet e ngujimit në çadër, Rama i lidh dhe me arsyet e sulmit të organizuar të opozitës sipas tij për ndërkombëtarët.

Për të gjithë ata që i kërkojnë të leshojë pe dhe të shikojë mundësinë e plotësimit të kërkesave të opozitës për qeveri teknike, Rama u kthen këtë përgjigje.

Jashtë shigjetimeve të tij nuk ka ngelur dhe kryebashkia e Shkodrës, Voltana Ademi, të cilës i jep dhe një ultimatum.

?Nëse nuk e ndërton brenda muajit urën e Bunës do ta ndërtojmë ne dhe quaje ndërtim pa leje po deshe...?

Tv Klan

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended