Ora News - Universiteti BHMS në Zvicër, dritare e re për studentët shqiptarë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë studentët shqiptarë që duan të ndjekin ëndrrën e tyre për të qenë specialistë në menaxhimin e hoteleve, bizneseve, kulinari në funksion të turizmit, tashmë kanë një mundësi të re siç është universiteti BHMS në Zvicër. Studentët shqiptarë mund të përfitojnë internshipe në të gjitha vendet e botës në partneritet me kompanitë më të njohura në botë.
I vendosur në Luzern, në zemër të Zvicrës, vendlindjes së mikpritjes, Universiteti për menaxhimin e Hoteleve dhe Bizneseve, ose BHMS, ofron diploma bachelor dhe master në hoteleri, turizëm dhe kulinari.
Kombinimi i mësimdhënies akademike, së bashku me trajnimin praktik zviceran, është një recetë e garantuar për sukses.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/universiteti-bhms-ne-zvicer-dritare-e-re-per-studentet-shqiptare/

Recommended