Report TV - Makina përfshihet nga flakët pronari del me shpejtësi nga vetura

  • 7 years ago
FIER-Një automjet tip Benz me targa AA 932 OJ është përfshirë ditën e sotme nga flakët në qytetin e Fierit.

Makina në pronësi të Dhimitër Shtembari është djegur plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Sipas policisë shkaku është një shkëndijë elektrike dhe momentin që drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina mjeti është përfshirë nga flaket.

Bëhet me dije se rreth mjetit të djegur kishte dhe mjete të tjera.

Recommended