Report TV - Vlorë, IKMT shemb me 40 kg tritol pallatin 5-katësh

  • 7 years ago
VLORË- IKMT ka shembur sot me rreth 40 kg eksploziv pallatin 5-katësh përballë teatrit "Petro Marko" në Vlorë.

Shpërthimi i kontrolluar u realizuar rreth orës 13:00 të kësaj të shtune. Në ndërtesë u hapën 600 vrima, ku u vendosën rreth 40 kg eksploziv.

Banesa nuk është rrëzuar në mënyrë të plotë pavarësisht nga sasia e konsiderueshme e lëndës shpërthyese, për shkak se shpërthimi ka qenë i kontrolluar për të mos dëmtuar banesat e tjera përreth.

Bashkia e qytetit bregdetar njoftoi qytetarët që banojnë në këtë zonë që të marrin masat duke hapur dyert, dritaret, të ulin në tokë sendet shtëpiake dhe të largohen nga banesat pasi do të realizohet shembja.

Recommended