Ora News - AKU bllokon ngarkesat me mish pule dhe derri që vijnë nga Brazili

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar të gjitha ngarkësat me mish pule dhe derri të cilat importohen nga Brazili, kjo deri në në përgjigjen e analizave prej mostrave të marra nga këto produkte.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në lidhje me lajmet nëpër media se importohet ?mish i kalbur viçi nga Brazili? bën me dije se, nga periudha nëntor 2016 ?mars 2017 janë importuar nga Republika Federale e Brazilit drejt Republikës së Shqipërisë, vetëm ngarkesa me mish pule dhe ngarkesa me mish derri.
?Sqarojmë se të gjitha ngarkesat e importuara drejt Shqipërisë plotësojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi për ushqimin, si dhe kërkesat e marrëveshjes me urdhër Nr.294, datë 13.06.2006. ? Mbi importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit ? e arritur midis Autoriteteve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se, Shqipëria importon nga stabilimente të miratuara nga Bashkimi Europian, shoqëruar nga certifikata veterinare të miratuara nga autoritetet veterinare qendrore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit. Gjithashtu ju bëjmë me dije se, nga sistemi RASFF(Rapid Alert System for Food and Feed) , sistemi i lajmërimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë, instrument i Komisionit Europian i krijuar për të garantuar ndjekjen e informacionit ndërkufitar, për të reaguar, në mënyrë të menjëhershme në rast rreziku ndaj shëndetit të konsumatorëve, nuk ka një njoftim të tillë për Shqipërinë për problematikën në fjalë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aku-bllokon-ngarkesat-me-mish-pule-dhe-deri-qe-vijne-nga-brazili/

Recommended