Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Kronikë e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-246/
Një javë më parë në emisionin ?E Diela Shqiptare? tek rubrika ?Ka një mesazh për ty? u trajtua historia e Eglës, një nënë e cila po përballet me divorcin, por frika e saj më e madhe është kujdestaria e djalit të cilën e ka fituar ligjërisht, por pala tjetër po e mban peng. Menjëherë pas transmetimit në Televizionin Klan, historia e Elgës u bë virale në rrjetet sociale dhe pati edhe një reagim nga ana e Armandos, bashkëshortit të Eglës. Sipas tij, kjo e fundit kishte gënjyer në rrëfimin e saj tek ?Ka një mesazh për ty? dhe e vërteta ishte krejt ndryshe. E gjithë kjo zhurmë në rrjetet sociale bëri që stafi t?i dërgojë sërish një mesazh Elgës për të qenë e pranishme në studio, pasi atë e ka ftuar Natasha, vjehrra e saj.
Eglantina: ?Të paktën një herë të vetme mendoja se Armando do të ishte sot këtu të merrte frenat e jetës e të ishte përballë meje për hir të atij fëmije, por është si gjithmonë ajo, vjehrra.?
Në studio vjen Nashata, e cila tregon se si qëndron e vërteta e divorcit të Eglantinës dhe djalit të saj dhe arsyen se pse Argentini jeton me të dhe jo me mamanë e tij.
Natasha: ?Djali im me Eglën është njohur në korrik të vitit 2012, me anën e rrjetit social ?Facebook?. Përgjatë tre muajve, njohjen e tyre e kanë bërë nëpër hotelet e Sarandës. Pas këtyre tre muajve njohje Eglantina ngeli shtatzënë. Më vjen djali në shtëpi dhe më thotë: ?Mama do ulemi dhe të bisedojmë pak seriozisht bashkë. Unë kam njohur një vajzë, e cila është mësuese.? Unë u gëzova pa masë, pasi u bëra me kolege. Më pas më thotë që ajo ka mbetur shtatzënë. I them djalit që ma sill shpejt në shtëpi, të kujdeset mamaja, të na shtojë fisin. Sille! Pas një jave Eglantina pa lejen e prindërve të saj, më vjen në shtëpi dhe u gëzova se më hyri një derën e shtëpisë një femër dy metra. Hajde kolegia ime, i thashë. Kisha një vajzë dhe u bëra me dy, u bëra me një motër.?
Gjatë rrëfimit të historisë nga ana e Natashës, moderatori Ardit Gjebrea i bën me dije që të jetë më e vërtetë në gjërat që thotë, pasi një ditë më parë gjatë një bisede paraprake që kishte bërë me z. Gjebrea, ishte shprehur ndryshe në momentin e marrjes së lajmit që djali i saj kishte lënë shtatzënë një vajzë. Ajo kishte thënë :Ç?na bëre more djalë dhe jo sille të na shtojë fisin.
Natasha: ?Unë kisha frikë në atë moment kur djali ma tha sepse periudha e njohjes ishte shumë e shkurtër dhe mendova se mos e kishin marrë si lodër këtë histori. Kjo ishte një frikë e madhe që m?u fut në zemër, pavarësisht se u gëzova që do të bëhesha gjyshe.?
Ajo rrëfen më tej në studio momentet kur djali i saj është njohur me familjen e Eglantinës. Këta të fundit e kanë mbajtur gati një muaj në shtëpi dhe në sy të njerëzve në Kuçovë e prezantonin si nipi i shtëpisë dhe jo si i dashuri i Eglës.
Natasha: ?Armando më shqetësohet dhe më thotë, që kam këtë problem. I them të ni...
Comments