Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Disa pensionisteve të kryeqytetit, me të cilët ka pirë kafen e mëngjesit duke mbështetur nismën e bashkisë ?një kafe me gjyshin?, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer se një opsion i mundshëm për zgjedhjen e Presidentit te Republikës është dhe ai i negociatave me opozitën.
Por kreu i qeverisë thotë se kompromis nuk do ketë për vettingun, për te cilin tha te behet me apo pa opozitën.
Rama: Nëse do ishte një situatë ku realisht ka një tension në popull kundër reformës, kundër qeverisë, e diskutojmë, por këtu nuk ka tension lidhur me këtë. Kjo është një krizë e spostuar nga SHQUP-i tek Bulevardi dhe kaq. Tani ky është taksirati i atyre që kanë autobusin e Unazës së Re që kalon në Bulevard. Por ne nuk e lëmë këtë gjë në mëshirë të çadrës. Se si dhe se qysh, hap pas hapi do e zgjidhim. Por nuk diskutohet që ata nuk kanë për ta bllokuar këtë. Nëse do këmbëngulin, në 18 qershor kanë për të marrë një përgjigje. Ata e dinë këtë gjë, sepse, siç bëjmë ne sondazhe ku janë 90% e popullit që duan drejtësi dhe Vetting, edhe ata e dinë.
Çështjen e reformës në drejtësi Rama e shtroi edhe gjatë pasdites në një takim në Vlorë me përfitues te Paktit Kombëtar të Mirëqenies Sociale ku theksoi se Vettingu nuk mund të ndalet nga kriza artificiale.
Kryeministri Rama tha se pakti social shtoi përfituesit nga shtresat e varfra, në nevojë apo me aftësi të kufizuara.
Tv Klan

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended